Siç kanë tiparet pozitive me të cilat mburren, shenjat e Horoskopit kanë edhe anë negative që i karakterizojnë. Me 3 shenjat e Horoskopit të mëposhtme duhet të jeni shumë të kujdesshëm, sepse janë më të hidhura e zodiakut.

Bricjapi

Shenja më e hidhur! Asnjë shenjë tjetër nuk punon më fort se Bricjapi, kështu që kuptohet se kur gjërat i dalin jashtë planifikimit acarohen. Nga natyra, Bricjapët janë pesimistë, nuk falin lehtë dhe janë shumë negative, por situata përkeqësohet nëse ndihen të zhgënjyer apo të tradhëtuar. Mund të përpiqeni të kërkoni falje, por me shumë mundësi do të përballeni me të shara dhe ulërima. Bricjapi joshet nga njerëzit e veçantë, por nëse e bezdis sadopak në planet e tij, do bëjë gjithçka që të të “zhdukë”.

Akrepi

Shumë të hidhur! Akrepët nuk zgjedhin të jenë të hidhur, kjo është thjesht pjesë e personalitetit të tyre. Në dashuri apo urrejtje, akrepët janë gjithmonë në një anë të ekstremit. Kur je një prej shenjave më xheloze të zodiakut, mësohesh më ndjenjën e hidhërimit apo edhe hakmarrjes. Ata mundohen t’i sjellin të tjerët si të duan.

Virgjëresha

Nuk lë asgjë t’i kalojë pa vënë re! Problemi me Virgjëreshat është vendosja e një standardi tepër të lartë. Kur gjërat nuk shkojnë sipas planit, ata nuk gjykojnë vetëm veten, por edhe të tjerët, për të kuptuar në cilin moment shkuan gjërat keq. Në sipërfaqe nuk duket, por përbrenda janë të mbushur me hidhërim dhe inat. Ata do të bëjnë të pamundurën për ta nxjerrë inatin e tyre në një formë apo në një tjetër.