DASHI

Hëna do ju beje me romantike se kurrë sot ju te dashuruarve. Do krijoni një klime aq te ngrohte saqë partneri nuk do doje t’iu largohet për asnjë çast. Beqaret do kenë një dite magjike dhe shume emocionuese, megjithatë me mire le te presin edhe pak kohe para se te hedhin hapa. Me financat nuk priten aspak vështirësi sepse ne çdo moment do dini t’i bëni me kujdes llogarite e planet.

DEMI

Ne përgjithësi kjo e sotmja do jete një dite e favorshme për te dashuruarit. te dyja palët do jene me te gatshëm për bashkëpunim dhe here pas here do hapin rruge. Beqaret nga ana tjetër do kenë takime, por lidhjet qe mund te fillohen nuk janë te destinuara te zgjasin. Buxheti do ketë vështirësi te njëpasnjëshme dhe nuk do arrini dot te kryeni as shpenzimet me te nevojshme.

BINJAKET

Sot nuk do jeni ne humor shume te mire dhe do e lini pas dore jetën tuaj ne çift. Ky ne fakt do jete një gabim i madh qe do sjelle pasoja edhe për te ardhmen. Beqaret do argëtohen pafundësisht me miqtë e tyre dhe do harrojnë ta kërkojnë princin e kaltër. Financat do jene shume me te mira. Te paktën ky sektor do ju sjelle qetësi dhe do ju riktheje paksa buzëqeshjen.

GAFORRJA

Do jeni mjaft sensuale gjate kësaj dite dhe do be bëni çdo gjë qe marrëdhënia me partnerin te jete sa me fantastike. Nuk do ngurroni te përgatisni edhe surpriza për atë qe keni ne krah. Ju beqaret do keni takime te njëpasnjëshme, por me mire prisni pak dite para se te vendosni me ke do vazhdoni. Pak reflektim do ju beje mire. Buxheti do jete goxha i mire kështu qe mund te përfitoni për te hequr disa para mënjanë.

LUANI

Do përkujdeseni ne detaje për partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe kjo do e beje atë të marre vendime te mëdha. Qe sot e tutje ai do ju mbaje me pranë dhe nuk do reshte se ju surprizuari. Beqaret nuk do e kenë shume te thjeshte ta gjejnë dashurinë e madhe sepse kërkesat do i kenë te mëdha. Financat do jene te kënaqshme dhe mund t’i kryeni pa frike disa investime qe keni menduar.

VIRGJERESHA

Jeta juaj ne çift nuk ka për te pasur probleme te mëdha sot përveç ndonjë grindjeje te vogël për çështje vëmendjeje. Mbrëmja do jete me e qete dhe mund te kaloni çaste romantike. Ju beqaret do jeni shume kureshtare dhe do preferoni te njihni sa me shume persona para se te vendosni. Hëna ka rrezik t’iu beje paksa te palogjikshëm me shpenzimet dhe ekuilibri financiar do tronditet.

PESHORJA

Nëse keni një lidhje dhe dyshoni se partneri mund t’iu tradhtoje, me mire flisni hapur me te dhe mos stresoheni duke e kontrolluar ne çdo moment. Nëse gjerat vërtet nuk ecin mire me mire të ndaheni sa me pare. Beqaret nuk duhet te krijojnë shume iluzione për dike qe do takojnë sepse mundet te lëndohen. Financat do jene ne një gjendje goxha te mire dhe do e keni me te lehte te bëni investime.

AKREPI

Dite shume e ngrohte do jete kjo e sotmja për juve qe jeni ne një lidhje. Do jeni me te çliruar dhe do i shprehni ndjenjat me mënyra nga me te ndryshmet. Beqaret nuk do ndihen ende gati për ndryshime te statusit, por një person i ri qe do i joshe do filloje t’i beje te ndryshojnë mendim. Shpenzimet do i kryeni pa bere llogari dhe ne fund te ditës kjo do sjelle probleme.

SHIGJETARI

Jeta ne çift ka për te pasur probleme gjate kësaj dite. Nuk do arrini dot ta frenoni gojën dhe mund te thoni gjera qe do e lëndojnë atë qe keni ne krah. Ju beqaret nuk do preferoni ta ndryshoni statusin sepse ashtu ndiheni te lire te joshni e te flirtoni me këdo. Me shpenzimet mos u tregoni impulsive sepse nesër keni për te pasur probleme te konsiderueshme.

BRICJAPI

Do keni shumë nevojë të shkëlqeni gjatë kësaj dite ju të dashuruarit dhe do bëni të pamundurën që marrëdhënia me partnerin të jetë sa më e mirë. Beqaret do e takojnë më në fund një person për të cilin do ju rrahë zemra edhe më fort. Në planin financiar do jeni shumë të arsyeshëm dhe nuk do hidhni hapa të gabuara. Gjendja ka për të mbetur e shkëlqyer edhe sot.

UJORI

Sot nuk do keni asnjë arsye përse të qaheni. Partneri do ju mbajë në pëllëmbë të dorës dhe do arrije t’ua plotësojë të gjitha dëshirat. Beqarëve do ju shpërblehen të gjitha përpjekjet që kanë bërë dhe do mund të fillojnë një lidhje me të vërtetë emocionuese. Financat do dini si t’i menaxhoni kurdoherë kështu që gjendja do mbetet e kënaqshme. Ndonjë investim i vogël do ju lejohet patjetër.

PESHQIT

Për shkak te mbështetjes se planetëve, marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime. Si ju ashtu edhe partneri do bëni te pamundurën te rivendosni ekuilibrin dhe ta bëni çdo moment sa me harmonik. Beqaret do pëlqejnë shume dike, por nuk do arrijnë ende te heqin mendjen plotësisht nga ish-i i tyre. Sektori i financave do ndërlikohet paksa.