Gruaja e shenjës së Demit tenton të jetë e qetë, materialiste dhe jo e prirur për demonstrime afeksioni. Vetëm një provokim i mirë mund ta bëjë atë grua intensive dhe pak agresive të aftë për të çuar një burrë në çmenduri! Besimplotë dhe e vendosur, ajo zakonisht nuk e lejon veten të mbizotërohet, i pëlqen të bëjë gjërat vetë, duke e treguar veten shumë të pavarur. As nuk është zakonisht xheloze, përkundrazi, shpesh duket e paaftë të shohë edhe përtej hundës së saj.
Por kini kujdes që të mos kaloni kufijtë dhe të zgjoni urrejtjen e kësaj gruaje. Nëse e bëni të humbasë vetëkontrollin mund të jetë shumë e rrezikshme. Hijeshia e Demit është diçka që gjithmonë do të të befasojë, por as mos mendoni se ajo investon shumë kohë për kë të, është diçka që e ka të lindur. Shumë realiste, ajo vlerëson stabilitetin, veçanërisht financiar, kështu që ndihet e qetë duke shijuar bukuritë e jetës. Në raportet e saj, vlerëson besnikërinë dhe stabilitetin, dhe me kalimin e kohës rezulton të jetë një grua sensuale dhe e zjarrtë, si pak kush.