Gazetarja e emisionit të mëngjesit “Aldo Morning show”, po bën namin në rrjet pasi prej dy ditësh po shfaqet në ekran me bikini në mes të rrugës, përballë kryeministrisë. Gazetarja quhet Griselda Katirai, është nga Tepelena dhe ajo njihet gjithashtu edhe si aktore.

“Për të gjithë njerëzit që donin të vishja golf, unë jetoj me ta, por nuk jetoj për ta”, tha Griselda sot gjatë “Aldo Morning show” dhe u zhvesh sërish. “Mos u frikëso nga opinionet. Shqipëria nuk ka gazetarë, janë punonjës televizionesh. Të marrshin të keqen”, i tha Aldo gazetares.