Në një intervistë të gjatë me faqen zyrtare të Liverpool-it, Jurgen Klopp foli për rikthimin e ekipit të tij në stërvitje, pas periudhës së karantinimit prej Covid-19, për më shumë se dy muaj: “M’u duk si dita e parë e shkollës. Vërtet ishte kështu për mua, u zgjova më herët se zakonisht. Isha si 46 vite më parë. Vesha uniformën time dhe shkova në stërvitje. Isha i lumtur që i pashë përsëri lojtarët e mi. Të gjithë ishin mirë shpirtërisht dhe të aftë për t’u stërvitur.
Në fakt, kjo periudhë stërvitjeje më duket si përgatitorja e verës. Nuk do të luajmë as ndeshje miqësore deri kur të na lejojnë. Jam i kënaqur që djemtë kanë pushuar, edhe pse nuk ishte vërtet një festë, duke pasur parasysh shqetësimin e madh që ka krijuar virusi. Protokolli është i shkëlqyeshëm dhe stërvitemi në vende të sigurta, tani shpresojmë që të vijnë lajme të mira për fillimin e ndeshjeve”.