Kompanitë më të mëdha farmaceutike në botë hodhën poshtë një propozim të BE tre vjet më parë për të punuar për vaksinat për patogjenë si koronavirusi, për t’i eleminuar para se të shkaktojnë një pandemi globale të këtyre përmasave.Plani për të shpejtuar zhvillimin dhe aprovimin e vaksinave u paraqit nga përfaqësuesit e Komisionit Europian, por ajo u refuzua nga partnerët e industrisë në trup. Argumenti i Komisionit ishte se prodhimi i parakohshëm i vaksinave “mund të parandalonte një shpërthim të vërtetë të virusit. Kompanitë farmaceutike megjithatë, nuk e pranuan idenë.
Lajmi bëhet i ditur nga gazeta britanike “The Guardian”, e cila ka publikuar një raport të botuar nga Observatori Korporatave Europiane (COE), një qendër kërkimore me bazë në Bruksel, e cila mbledh organizatat e BE-së dhe disa nga emrat më të mëdhenj farmaceutik, ndër ta GlaxoSmithKline, Novartis, Pfizer, Lilly dhe Johnson & Johnson.Pandemia e koronavirusit tashmë ka çuar në akuza të forta në javët e fundit se industria farmaceutike nuk ka arritur të përcaktojë përparësitë për sëmundjet infektive sepse ato janë më pak fitimprurëse sesa sëmundjet kronike.20 kompanitë farmaceutike më të mëdha në botë ndërmorën rreth 400 projekte të reja kërkimore në vitin e kaluar dhe gjysma ishin përqendruar në trajtimin e kancerit dhe vetëm 65 ishin për sëmundjet infektive.
Ekzistojnë tetë vaksina të mundshme për koronavirusin që janë ende në provat klinike, por nuk ka garanci për sukses. Një nga vaksinat, që po zhvillohet në Universitetin e Oksfordit, thuhet se ka vetëm 50% mundësi për t’u miratuar për përdorim.“The Guardian” thotë se në vend se të përqendrohet tani tek sëmundjet infektive, kompanitë farmaceutike po vazhdojnë të përqendrohen tek përparësitë e tregut si zakonisht”
Në përgjigje të raportit, një zëdhënëse e COE tha që sëmundjet infektive dhe vaksinat kishin qenë përparësi që në fillim. Ajo nxori në pah një projekt prej 20 milion eurosh të ndërmarrë në vitin 2015 pas Ebolas. Gazeta Si