Kroacia ka hapur kufijtë me 10 vende në kuadër të lehtësimit të masave kundër pandemisë. Qytetarët e Çekisë, Hungarisë, Austrisë, Estonisë, Lituanisë, Letonisë, Polonisë, Sllovenisë, Gjermanisë dhe Sllovakisë, tani mund të hyjnë në territorin kroat, me kushte të njëjta sikurse para pandemisë.
Megjithatë, ata duhet të përmbushin rekomandimet e Institutit kroat të Shëndetit Publik lidhur me masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozhinoviq tha se qytetarët e këtyre vendeve që hyjnë në Kroaci, do të regjistrohen dhe do t’ju merren të dhënat për vendin e qëndrimit, numrat e telefonit dhe adresa e postës elektronike.
Ai tha se qytetarët mund të dërgojnë të dhënat – para udhëtimit – edhe përmes formularit në faqen e internetit entercroatia.mup.hr.