Edhe pse shumë vende europiane refuzojnë ende të hapin kufijtë me Italinë për shkak të shpërndarjes së madhe të rasteve me COVID-19, Kroacia ka bërë një surprizë të bukur për të gjithë turistët e vendit duke i hapur dyert, por me një kusht: ata duhet të tregojnë dokumentacionin e rezervimit të një hoteli.
Pra, do të jetë e mjaftueshme për të treguar prova të prenotimit në hotel ose në objektin tjetër akomodues në doganë.
Për të shpejtuar hyrjen, Ministria e Jashtme kroate ka vënë në dispozicion një formular në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme Kroate, i cili plotësohet lehtësisht dhe mund të tregohet në kufi. E gjithë kjo do të bëjë të mundur që të përfitojnë nga udhëtimi jo vetëm për ata që vendosin ta ndërmarrin tani, por edhe për ata që kishin rezervuar një pushim të gjatë në fillim të verës, në muajt që i paraprinë pandemisë.
Dje qeveria e Zagrebit, për të rifilluar turizmin e goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit, rihapi kufijtë pa asnjë kufizim për shtetasit e Austrisë, Republikës Çeke, Estonisë, Gjermanisë, Hungarisë, Letonisë, Lituanisë, Polonisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë. : vendet, të cilat sipas qeverisë, regjistrojnë një situatë pozitive epidemiologjike, të ngjashme me atë të Kroacisë.(La Repubblica)