Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi insiston në idenë e saj se koronavirusi është një konspiracion.
Kryemadhi deklaroi nga studio e OPEN në Top Channel se shifrat e raportuara nga institucionet në Shqipëri nuk janë të sakta.
“Për mua shifra nuk janë absolutisht të sakta, janë mashtrim.
Qeveria nuk raporton shifra të sakta. Koronavirusin e kemi që në dhjetor.
Janar dhe shkurt ka patur një numër të madh.
Qeveria duhet të thojë na falni, nuk dime të menaxhojmë.
Ne nuk themi sa persona të tjerë vdesin për shkak të sëmundjeve të tjera.
Këtu ka konspiracion, po riformatohen strukturat ekonomike botërore.
Edhe pse kemi lider të madh, ne jemi një pikë në oqean. Qeveria ka terrorizuar qytetarët”, tha Kryemadhi.