Vera e 2006-ës ka qenë një nga më të paharrueshmet në historinë e futbollit italian. Kombëtarja e Italisë triumfoi në Botërorinë e Gjermanisë, teksa në Serinë A kishte shpërthyer skandali Calciopoli që ndëshkoi Juventus-in me Serinë B. Pas dënimit, disa lojtarë vendosën të largoheshin nga klubi bardhezi me përjashtim të disa flamujve. Giannichedda, ish-mesfushori i Juventus-it, është kthyer të flasë për ato momente.
“Mbaj mend se në fillim asush nuk e kuptonte se ku do të luante Juventus, nëse në B apo C. Pavarësisht se kam qendruar vetëm një vit tek ai ekip, isha në një moshë të pjekur dhe gjatë gjithë karrierës sime kam qenë një lojtar skuadre”, ka thënë ai për TuttoJuve. “Për këtë arsye u mblodhëm me Del Piero, Trezeguet, Buffon, Nedved dhe vendosëm të ngjiteshim menjëherë në Serinë A”.