Dje te protesta për Teatrin, pakkujt i ra në sy një skenë dhune e ndyrë. Rrahën një artist.Kush është Gentian Shkurti, ish-nxënësi i Ramës,Nuk është artist i teatrit, është artist vizual, është fytyra e Shqipërisë në shumë ekspozita ndërkombëtare nga Qendra Pompidou në Francë, Muzeu i Artit Bashkëkohor Hungarez, deri në Edicionin e 54 të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia. Kush është Gentian Shkurti, ish-nxënësi i Ramës,
Është artist rebel. Antikonformist. Se ndryshe nuk ke si je artist. Proteston nëpërmjet mënyrës që krijon.Dje ishte në protestë. Për teatrin. I ulur në trotuar me një shishe uji në dorë.Është po aq e dhimbshme sa rënia e teatrit, sepse ajo është rënia e artistit. E qëllojnë dhe hedhin në tokë.Kush është Gentian Shkurti, ish-nxënësi i Ramës,Dëshmitarët në protestë tregojnë se sherri ka ndodhur, sepse në atë moment ka ardhur Lulzim Basha dhe artistët kanë bërtititur “ Basha Ik, Monika Ik”. Dy nga militantët e kanë rrahur.
Gabimi i vetëm i Gentit qe se ngatërroi protestën. I kërkoi pse të ikte nga protesta e tij.
Por ajo nuk ishte protesta e Gentit, ishte protesta e Darvin Zallës, militantit që e qëlloi dhe rrëzoi, artistin dje.Ndaj e rrahën Gent Delen, që për shkak të flokëve kështu e kanë quajtur dikur shokët te Artet, djalin që tani është një prej emrave më dinjitozë të artistëve vizualë në Shqipëri dhe botë. Gentian Shkurti, është një artist bashkëkohor, me paraqitje ndërkombëtare, një njeri që rebelohet jo vetëm në veprat e tij. Edhe përtej tyre.Ai përfaqësoi Shqipërinë, në Edicionin e 54 të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia, ndërsa ka refuzuar ftesa të rëndësishme si “Muceum” në Marseille, muzeu etnografik mbi kulturat e Mesdheut, sepse paraqitja i ngjau propagandë jo art.Genti proteston jo vetëm vizualisht por edhe fizikisht. Ka nisur të protestojë qysh kur ishte nxënës i Ramës dhe i rrahën pedagogun. Tani proteston edhe kundër ish-pedagogut, tani kryeministër.
Në një intervistë të shkuar ai është shprehur se merr pjesë në protesta, por nuk di të bëjë dhunë.“I përkas një brezi që e vlerëson të rëndësishme lirinë individuale, por dhe atë të përgjithshmen. Ndaj për kauza që besoj, do jetë zëri im i pranishëm, si atëherë kur isha student dhe protestuam për ditë të tëra kundër represionit të shtetit, se na dhunuan pedagogun; si për armët kimike, si kurdoherë kur shteti bën ligje kundër shqiptarëve. Unë nuk bëj dhunë në protesta. Ama atë talent që kam për ta thënë fjalën time, nëpërmjet gjuhës vizuale, do e vë gjithmonë në shërbim të kauzave. Pa asnjë kusht.”Ky është Genti, që dhunuat dje. Çdo njeri që proteston se vërtet i dhimbset ajo që po shembin, do e vinte Gentin në krye të një proteste, do mburrej me të. Ndërsa ata, ata e rrahën./dritare.net