Kim Kardashian qëndron larg karbohidrateve, Kourtney Kardashian ushqehet në mënyrë organike dhe Khloe Kardashian e kufizon veten me një lugë gjelle gjalpi bajamesh në mëngjes. Por ndryshe nga motrat e saj, Kylie Jenner është një nga të vetmet anëtaret e familjes Jenner / Kardashian që nuk e kufizon veten kur është fjala për t’u ushqyer.
Miliarderja 22-vjeçare e përkëdhel veten teksa ndodhet në izolim në rezidencën e saj 36.5 milionë dollarëshe në Holmby Hills. Ushqimi i saj i fundit që ajo ndau në mediat sociale ishte një pjatë waffles me shurup që e hëngri të martën në mëngjes. Nuk dihet sa ka ngrënë apo nëse i ka ndarë me vajzën Stormi, partnerin Travis Scott dhe shoqen e saj më të mirë Stassie.
Javën e kaluar publikoi foton e një torte, që ia kishin dhuruar motrës së saj Kourtney, dhe u kritikua nga fansat për mënyrën sesi e preu. Sikur të mos mjaftonte kjo, për Ditën e Nënës, Kylie konsumoi akoma më shumë sheqer me një ëmbëlsirë me boronica dhe akullore me shije vaniljeje. Më herët ajo ishte filmuar duke ngrënë bukë Hawaiian-e me shoqen e saj Stassie për të mos përmendur foton e një pice me peperoni dhe ananas.
Nuk e dimë se ku shkojnë të gjitha këto ushqime por gjatë gjithë kohës vajza e Kris Jenner ka treguar figurën e saj perfekte me një bel të vogël dhe muskuj të fortë. Kylie ka pranuar në mediat sociale se i pëlqejnë edhe burgers me patate të skuqura për të cilat ka thënë se ka dobësi që në vitin 2017. Dhe nëse po ndiheshit me faj për dietën tuaj gjatë karantinës, mendojmë që sot ta bëni pushim nga sallata jeshile dhe të përkëdhelni veten me ushqimet tuaja të preferuara.