Reperi i njohur Vig Poppa ka ndarë një lajm të bukur mbrëmjen e sotme me ndjekësit e tij në Instagram. Partnerja e tij po pret një tjetër fëmijë dhe ata do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të dytë. Vig Poppa ka publikuar fotot e bashkëshortes me barkun e rrumbullakosur dhe duket se pak ditë i ndajnë nga ardhja në jetë e bebushit numër dy.
“Së shpejti…do të jem Papi 2.0″- shkruan reperi krahas postimit. Çifti nuk e ka zbuluar ende gjininë e fëmijës dhe mbetet të presim për ta mësuar në ditët në vazhdim. Vig Poppa është gjithashtu baba i një vogëlushi 5-vjeçar, i cili quhet Dominik.