Lajme të mira vijnë sa i përket situatës së Covid-19 në Shqipëri. Ditën e sotme jane regjistruar vetëm 6 të prekur teksa numri në total i të shëruarve ka shkuar në 67% duke shënuar nje bilanc tejet pozitiv, krahasuar me atë të javëve te para. Gjithashtu, të dhënat e “Coronavirus Worldometer” e rendisin Shqipërinë në vendet që e kanë përballuar më së miri këtë luftë me numrin më të ulët të jetëve të humbura.
Duket se ditët e izolimit total janë drejt fundit, teksa sipas njoftimeve të qeverisë java që vjen pritet të bëj edhe hapjet e fundit të atyre që konsideroheshin aktivitete me risk të lartë.