Reperi i njohur, Ledri Vula, i dha fund thashethemeve për jetën e tij private teksa pak kohë më parë publikoi foto me partneren e tij, Sara Hoxha. Reperi dhe vajza bukuroshe përfliteshin prej kohësh për një lidhje me njëri-tjetrin, por ishin treguar mjaft të rezervuar.Por ditën e djeshme kanë folur për herë të parë për këtë lidhje dhe prindërit e reperit, Xheraldina dhe Agron Vula.

Këto të fundit ishin të ftuar në programin e mbasdites ‘Rudina’ ku Xheraldina u shpreh se me përfundimin e karantinës, me shumë shpresa, në familjen Vula do të ketë dasëm. Gjithashtu e ëma e Ledrit u shpreh se më shumë nga të gjithë, është Agroni ai që dëshiron një organizim të tillë për të birin.

‘Sara është një vajzë shumë fisnike. Shpirti dhe zemra e saj është shumë më e madhe se bukuria. Zakonisht prindërit dëshirojnë që fëmija i tyre të gjejë një yll dhe Ledri e ka gjetur yllin e vet. Momentalisht janë të ndarë, pasi Sara është në Gjermani tek prindërit, ndërsa Ledri është në Brezovicë me miqtë e tij. Kjo largësi dhe kjo karantinë po e bëjnë të pamundur ardhjen e Sarës. Ajo na mungon edhe neve tani, Ledri qëndron me ne një ose dy orë, ndërsa Sara rri me ne më gjatë. Të dy kombinohen shumë mirë në ambientin tonë familjarë. Me kismet pas karantinës do të kemi dasmë!”, tha Xheraldina Vula, e ëma e këngëtarit.