Në qarkun e Elbasanit, grupet e kontrollit po monitorojnë situatën mbi zbatimin e masave lehtësuese të vendosura për aktivitetet tregtare dhe lëvizjet e qytetarëve. Në një prononcim për ATSH-në Prefekti Maksim Malaj tha se “në qarkun e Elbasanit situata është e qetë”.

“Taskforca COVID-19 e Drejtorisë Rajonale Tatimore Elbasan vazhdon verifikimet në terren. Aktualisht janë 7 grupe dhe kanë kryer 32 verifikime në total të cilat janë raportuar. Puna do të vazhdojë dhe sot e nesër”, u shpreh ai.

Bashkia Librazhd në qarkun e Elbasanit ka funksionuar si zonë e gjelbër që prej fillimit të kësaj jave, ndërkohë që javës tjetër si zona të gjelbra shtohen edhe bashkitë Peqin, Belsh, Cërrik e Gramsh. Në këto zona janë lehtësuar ndjeshëm kufizimet në qarkullim, sipas disa rregullave strike që duhen zbatuar, ku më kryesorja që ruajtja e distancimit social.