Parku i liqenit të Farkës po kthehet çdo ditë e më shumë në një destinacion të preferuar të kryeqytetasve për të kaluar orët e lira. Për t’iu mundësuar qytetarëve sa më shumë mundësi argëtimi, Bashkia e Tiranës parashikon që ashtu si në Parkun e Madh të Liqenit Artificial, edhe në Parkun e Liqenit të Farkës të sjellë pika rekreative për të gjitha moshat.
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës po punon që së shpejti në këtë park të madh urban të kemi gati edhe këndin e forcës, duke synuar sa më shumë argëtim, relaks, qetësi, ajër i pastër, pse jo dhe aktivitet fizik.
Sakaq, punonjësit e Bashkisë kanë realizuar dezinfektimin e gjithë Parkut të Liqenit të Farkës për të garantuar sa më shumë siguri për frektuetuesit e tij, edhe në këto ditë të vështira, për shkak të situatës me Covid-19. Me rikthimin në normalitet, Liqeni i Farkës, parku i dytë urban i Tiranës do të jetë gati për të mirëpritur vizitorët e tij.