Me anë të një postimi në Instagram, Loredana ka treguar se biletat e mëparshme të turit janë bërë më të shtrenjta në disa kategori çmimesh. Megjithatë ajo shprehet se rimbursimi është i mundur deri me datë 25 Qershor për këdo që ka dëshirë. “Fatkeqësisht, më duhet t’ju them se ne jemi detyruar për t’i bërë biletat e mëparshme më të shtrenjta në disa kategori çmimesh. Ne humbëm një shumë të jashtëzakonshme parash me turneun e fundit sepse turneu ynë nuk u shty si shumë, por u anulua tërësisht.
Prapëseprapë, unë u detyrova të financoja ekipin tim dhe t’u paguaj atyre tarifat e ndërprerjes, sepse asnjë prej tyre nuk mund të bënte asgjë ndaj virusit. E kuptoj që situata është financiarisht shumë e vështirë për disa. Sidoqoftë, unë ju kërkoj të mos zemëroheni me mua se turneu është bërë pak më i shtrenjtë. Fatkeqësisht nuk ka zgjidhje tjetër. Nëse akoma dëshironi t’i ktheni paratë tuaja, mund t’i ktheni biletat tuaja deri me 25 qershor”, ka shkruar Loredana.