Moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca është një nga personazhet më të dashur për publikun. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku shpesh ndan foto nga përditshmëria e saj. Dy ditë më parë Luana Vjollca ka postuar një foto në Instagramin e saj, ku tregoi se më në fund pas pandemisë u kthye në zyrë dhe ka filluar punën mbi projektet televizive.
Moderatorja shfaqet e veshur me një bluzë të bardhë dhe ka të vendosur një byzylyk. Faqja, ‘whattheywearin’ e cila gjen çmimin e veshjev të VIP-ve, ka zbuluar se sa kushtoi veshja e moderatores. Bluza T-shirt ka kushtuar 280 euro, ndërsa byzylyku 6.300 euro. Pra veshja e Vjollcës për të shkuar në punë ka kushtuar 6.580 euro