Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka kujtuar sërish të gjithë qytetarët se duke filluar nga nesër hiqen kufizimet e lëvizjes në çdo zonë, por sipas saj duhet vëtëndërgjegjësim për të mos e ulur vigjilencën dhe për të zbatuar distancimin social.
“?? Ja çfarë do të hapet nga data 1 Qershor? Hiqen kufizimet e lëvizjes në çdo zonë por kërkohet vetëndërgjegjësim për të mos e ulur vigjilencën, për të zbatuar distancimin social ↔️ dhe për të ruajtur higjienën vetjake?” shkruan Manastirliu. Plani i masave lehtësuese nga data 1 Qershor: Hiqen kufizimet e orareve për qytetarët dhe bizneset në të gjithë vendin Hapen kufijtë tokësorë, pa detyrim vetëkarantinimi, përveç rasteve kur vendoset nga autoritetet shëndetësore Hapen plazhet vetëm për strukturat akomoduese. Ndërsa me 6 qershor hapen plazhet për të gjithë qytetarët.
Hapen kopshtet dhe çerdhet Hapen, parqet, këndet e lojërave, palestrat, qendrat e interentit. Hapet kampjonati, i futbollit, pa spektatorë. Hapen kurset profesionale, edukative, argëtuese, konkurset e punësimit.