Kundrejt vendeve të tjera ballkanike jo në BE, Maqedonia e Veriut nuk ka datë për hapjen e kufijve.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se javën e ardhshme do të ketë një vendim për hapjen e kufijve, por kujtojmë se java tjetër fillon me datën 1 qershor.
Sipas të gjitha gjasave 1 qershori nuk do të jetë dita kur Maqedonia e Veriut do të hapë kufijtë. Ndërkohë Shqipëria, Mali i Zi apo Serbia do i hapin me fillimin e muajit qershor. Po ashtu edhe Kosova si Maqedonia e Veriut nuk kanë datë konkrete.