Moderatorja shumë e dashur për publikun, Marina Vjollca është treguar shumë aktive në rrjete sociale gjatë kësaj kohe. Bukuroshja bjonde publikon foto nga provat në “Klanifornia”, por edhe nga shtëpia e saj dhe e Getit në Tiranë. Ditën e sotme Marina ka pozuar në tarracë dhe shkruan se po merr rreze dielli.
Mirëpo fansat nuk e kanë besuar për shkak të një detaji. “Palma në tarracë?”, e pyet një fanse Marinën e cila nuk ka kthyer përgjigje. Megjithatë me postimet e tyre, Marina dhe Geti kanë vërtetuar se prej disa javësh po qëndrojnë në shtëpi duke zbatuar rregullat.