Moderatorja shumë e dashur për publikun, Marina Vjollca feston sot ditëlindjen. Në ditën e saj të veçantë nuk kanë munguar urimet dhe surprizat nga njerëzit e dashur. I pari që e ka uruar publikisht është partneri i saj, Getoar Selimi. Ai ka pritur mesnatën për të surprizuar të shoqen. Reperi ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një foto pranë Marinës dhe e ka uruar me fjalët më të ëmbla.

“Gëzuar ditëlindjen për femrën që ende e bën zemrën time të rrahë shpejt. Princesha ime”, ka shkruar Geti.