Prej ditës së nesërme, 11 maj, do të ketë lehtësim të disa prej masave shtrënguese që u vendosën si pasojë e pandemisë së koronavirusit.Kështu nesër pritet të hapin dyert një grup tjetër biznesesh që janë klinikat dentare, parukeritë si dhe disa dyqane brenda qendrave tregtare.
Shoferët nuk do të kenë më nevojë për autorizim që të qarkullojnë me makinë. Brenda “zonave të kuqe”, qarkullimi do të lejohet nga ora 05:00 deri në 17:30.Lehtësimi i masave zgjerohet edhe më tepër në zonat e gjelbërta, ku qarkullimi me automjet privat do të zgjatet deri në orën 21:00. Qytetarët që kthehen nga jashtë shtetit, nga dita e nesërme nuk do ta kenë të detyruar karantinimin prek 14 ditësh në hotel, por do të mund ta kryejnë në shtëpitë e tyre./newsbòmb