Merkatoja e shkëmbimeve, për të cilën Fabio Paratici shpesh ka folur kohët e fundit, mund të fillojë nga aksi Torino-Barcelonë. Protagonistët: nga njëra anë Miralem Pjanic, nga ana tjetër, mbase, Arthur. Vetëm njëri nga të dy, megjithatë, ka dhënë “ok” për transferimin tani për tani. Sipas asaj që raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, boshnjaku është gati të vishet Blaugrana. Pjanic është gati të falënderojë Italinë dhe Juventusin pas 4 vitesh, duke kaluar në Katalonjë. Megjithatë, përpara se të flasim për marrëveshjen, duhet të gjendet dakordësia e plotë e palëve të përfshira në operacion.

Juventusi, nga ana e tij, ka zgjedhur Arthur në këmbim, i cili, megjithatë, tha se dëshironte të qëndronte me Messi dhe shokët e tij në më shumë se një rrethanë. Menaxhmenti i Juventusit e konsideron atë si “xholin” e përsosur për lojën e Maurizio Sarri. Lamtumira e Pjanic do të sillte disa vuajtje në “regjinë” e skuadrës bardhezi, por mbahet në konsideratë edhe rritja progresive e Bentancur.

Nëse braziliani do të rezistojë, të dyja klubet do të kërkonin alternativa. Mund të dalin në skenë emrat e Rakitic dhe Vidal, të cilët nuk i ngrohin bardhezinjtë aq sa mund të ndodhte muaj (ose vite) më parë. Juventusi e vlerëson Pjanic 60 milionë euro, shumë mjaft më e lartë se çmimi i kroatit dhe kilenit.

Do të përmendej edhe emri i Semedo, si dhe ato të Alenà dhe Emerson, të dy të huazuar te Betis. Me siguri, me pak fjalë, asnjëra skuadër nuk dëshiron të humbasë ekonomikisht. Përkundrazi, qëllimi është një fitim kapitali, që t’u japë frymë bilanceve të klubeve. Kërkimi për çelësin e duhur të operacionit të shkëmbimit vazhdon.