Të gjithë lexojmë shpesh herë për karakteristikat e ndryshme pozitive që lidhen me shenjën tuaj të Zodiakut, por ka edhe një anë të errët, që përmendet më pak. Zbuloni tuajën!

Dashi

Ju jeni shenja më impulsive dhe e paduruar e Zodiakut. Nëse gjërat nuk ndodhin shpejt, ju hiqni dorë. Mund të jeni edhe shumë të papjekur, si shenja më e re, dhe nëse një ide nuk është e juaja, juve pastaj as nuk ju bëhet vonë për të.

Demi

Ana e errët e Demit vjen në formën e materializmit, kokëfortësisë dhe dembelizmit. Atyre nuk u pëlqen të ndajnë, janë të pamundur për të debatuar dhe janë të vetëllastuar.

Binjakët

Binjakët janë tipat me një dashuri të fortë për jetën – kaq shumë, saqë ndonjëherë mund të jetë gjë e keqe. Ata kanë shumë personalitete të ndryshme, që do të thotë se nganjëherë janë enigmatikë. U pëlqen të flasin. Dhe të flasin pa pushim. Dhe interesat e tyre janë kaq të ndryshëm, saqë u duhet të luftojnë shumë për t’u përqëndruar në një gjë.

Gaforrja

Ashtu si gaforret, këta janë njerëz me gjendje humori që ndryshojnë. Nuk u pëlqen të dalin nga zona e tyre e rehatisë dhe ndonjëherë mund të jetë shumë të ndjeshëm.

Luani

Një leksion në vanitet dhe ego. Të lindurit në shenjën e Luanit mendojnë se janë më të bukurit mbi tokë, dhe e kanë sharmin për ta shoqëruar këtë pretendim. Kujdes kur jeni përreth ryre; do ju bindin me fjalë të bukura, që të bëni gjëra të cilat nuk i keni bërë kurrë më parë. Gjithashtu, ata mendojnë se janë qendra e universit.

Virgjëresha

Ata të Virgjëreshës janë tejet gjykues, perfeksionistë pesimistë. Sensi i vëmendjes ndaj hollësive i mban të zënë me punë në një botë plot me papërsosmëri. Dhe mund të bëhen dramatikë kur gjërat nuk shkojnë si duan.

Peshorja

Mos mbani frymën për Peshoret – atyre u pëlqen të marrin kohën e nevojshme për të peshuar çdo opsion para se t’i kushtohen diçkaje. Janë të magjepsur me gjërat e bukura.

Akrepi

Të lindurit në shenjën e Akrepit mbajnë shumë inat dhe do ju bëjnë të pendoheni nëse u bëni gjë ndonjëherë. Janë mjeshtra të manipulimit dhe lëvizin gjithmonë fijet për të marrë atë që duan.

Shigjetari

Të jesh i ndershëm është gjë e mirë, por të lindurit në shenjën e Shigjetarit shkojnë shumë larg. Nuk u pëlqen të zbukurojnë gjërat, janë të drejtpërdrejtë dhe kur nuk duhet të jenë. U pëlqen të mendojnë që dijnë gjithçka.

Bricjapi

Të lindurit në shenjën e Bricjapit humbasin në fiksimin e tyre për të patur kontroll. Të jetuarit e momentit nuk është gjë e mundur për ta. Mund të jenë manipulues në përdorimin e të tjerëve për nevojat e tyre dhe ushqehen me energji negative.

Ujori

Ndërkohë që të lindurve në shenjën e Ujorit u pëlqen të mendojnë se janë objektivë dhe logjikë, në fakt janë shumë paragjykues. Si të tillë, janë të shpejtë për të dhënë këshilla, edhe kur nuk e kuptojnë tërësisht situatën.

Peshqit

E kundërta e Bricjapit, peshqit jetojnë aq shumë momentin, saqë jetës së tyre shpesh i mungon drejtimi. Ndonjëherë mund të jenë kadetë hapësire, dhe nuk vënë re asgjë që ndodh përreth tyre. /bota.al