Superylli i Barcelonës, Lionel Messi është njeriu i vetëm, që nuk mund ta krahasosh me askënd. Kështu shprehet Chimy Avila, sulmuesi i Osasuna, që ende shpreson t’i jepet shansi e të luajë bashkë me argjentinasin në një periudhë.

Avila pësoi një dëmtim të pafat për gju, i cili e detyroi të operohej, por 26-vjeçari shpreson se një ditë mund të jetë në një skuadër me bashkatdhetarin e tij, që e konsideron më të mirin e të gjitha kohërave: “Çdo lojtar do të donte të luante me Messin, ose të ketë një trajner si Cholo Simeone. Messi është njeriu i vetëm, që nuk mund ta krahasosh me askënd. Unë flas me siguri për Messi, sepse Diego Maradonën e kam parë duke luajtur vetëm nëpërmjet videove. Vetë kam luajtur kundër Messit.

Aspekti personal? Gjëja e parë është që të rikuperoj plotësisht dëmtimin e gjurit. Kam një kontratë 3-vjeçare, por kush nuk do të donte të lunate te Atletico Madrid, Barcelona, ​​Real Madridi apo Seville. Sidoqoftë, sot jam lojtar i Osasuna. Gjithçka ka procesin e vet, ju duhet të pajtoheni me klubin që të paguan, të japësh gjithçka aty”.