
Milani është duke menduar për merkaton edhe në këtë kohë pandemie dhe sigurisht që kanë nisur bisedimet e para me klube të caktuara. Mes tyre, sipas asaj që ka mësuar “A Bola” në Portugali, vazhdon të jetë në shënjestër talenti i Benficas, Florentino, vetëm 20 vjeç.
Vlera e kartonit të tij është thuajse 50 mln euro, ndaj për të arritur te futbollisti, drejtuesit kuqezi janë gati të ofrojnë kartonin e Paqueta dhe disa para (rreth 10-15 mln euro). Një kanal që është hapur së fundmi dhe nga ku priten zhvillime.