Duke publikuar një foto të tubimit të kryedemokratit Lulzim Basha të shtunën në Durrës, dhe një tjetër të forcave policore teksa ndërhyjnë në mesin e protestuesve për shembjen e Teatrit Kombëtar, ish-presidenti Bujar Nishani heq paralele mes dy modeleve, pushteti i kapur sipas tij, dhe alternativa më e mirë që mund të ofrohet nga opozita.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i bën thirrje popullit të ngrihet në protesta, edhe pse ende jemi në gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të pandemisë COVID-19.

“Dy modele, dy rrugë, dy alternativa, dy oferta! Pushteti i kapur nga mafia përballë opozitës tek populli. Kuqezi mos rri po duku” shkruan ish-Presidenti në Facebook, si përgjigje ndaj kryeministrit Rama dhe ministres së shëndetësisë Ogerta Manasirliu, të cilët dënuan pamjet që ofronte takimi i Bashës me grumbuj qytetarësh dje në Durrës.Ky i fundit është gjobitur 2 herë më parë për mos respektim të masave të marra ndaj pandemisë Covid 19.