Silvana Bala, drejtuese e Shërbimit të Pneumologjisë, në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ka deklaruaar në emisionin “ABC e mëngjesit” se pacienti i cili shërohet nga COVID-19, mund t’i rrezikohet jeta pasi mund të ketë komplikacione të tjera si tromboembolia pulmonare apo tromboembolia e organeve të tjera.
“Ajo çfarë mund t’i kërcënojë jetën pacientit është se në javët e para pasi pacienti negativizohet nga COVID-19, kjo pasojë mund ti shkojë për 4-5 javë dhe flitet për komplikacionin më të mundshëm të saj që është tromboembolia pulmonare apo tromboembolia e organeve të tjera. Kjo është pasoja më e rëndësishme dhe që mund ti kërcënojë jetën edhe nëse kalon COVID-19, pacientit të sëmurë. Nuk mund të flasim për pasoja mbetëse për gjithë jetën nga kjo sëmundje. Megjithatë çdo gjë varët nga mosha e pacientit, sëmundjet e shoqërueshme. Pneumonia nga OCVID-19 ul dhe kufizon të gjithë aktivitetin funksional të mushkërive”, sqaroi Bala.
Ajo shtoi më tej: “Është grupi i cili është në risk për të bërë këtë sëmundje dhe është i cili tashmë e ka bërë këtë sëmundje të COVID-19. Grupi i cili ka COVID-19 që ka bërë pneumoni dhe tromboembolinë do ta marrë për një kohë shumë të gjatë holluesin. Ndërsa grupi në risk, ku futen personat që konsumojnë duhanin, me diabet, me hipertension, pacientë më çekuilibër të panelit yndyror që janë dhe me COVID-19 dhe ndërkohë nuk është bërë tromboembolinë do ta marrë holluesin për një kohë më të shkurtër, (5 deri në 6 javë pas daljes nga spitali)”.