Me propozim të kryetarit të bashkisë Skrapar, Adriatik Mema , këshilli i bashkisë Skrapar i dha sot titullin qytetar nderi , profesor doktor Pëllumb Pipero.

Titulli u dha me motivacionin: Për veprimtari te shquar profesionale dhe akademike gjate karrierës se tij ne fushën e mjekësisë, veçanërisht ne atë te sëmundjeve infektive , si dhe për kontributin e çmuar profesional dhe publik ne përballimin e situatës së pandemisë të shkaktuar nga Covid-19.

Kujtojmë se Pëllumb Pipero është një nga mjekët më të shquar në vendin tonë në frontin e luftës së vështirë me koronavirusin.