Gigi Hadid ka konfirmuar zyrtarisht shtatzëninë e saj. Modelja, 25 vjeçare, u shfaq në një intervistë me Jimmy Fallon në Tonight Show nga shtëpia dhe konfirmoi se po priste fëmijën e saj të parë me të dashurin Zayn Malik.
“Faleminderit shumë”, tha Gigi pasi moderatori e uroi për shtatzëninë. “Natyrisht ne dëshironim që ta jepnim lajmin sipas kushteve tona, por jemi shumë të ngazëllyer dhe të lumtur dhe mirënjohës për urimet dhe mbështetjen e të gjithëve”. Gigi zbuloi gjithashtu se ka një neps të paparë për bagels (gjevrekë) dhe se ha çdo ditë një të tillë, madje edhe tortën e ditëlindjes e kishte në formë të tillë.
Duke folur për ditëlindjen e saj të 25-të, të cilën ajo e kaloi me familjen në fermën në Pensilvani pranë nënës së saj Yolanda Foster, ajo tha se ishte e kënaqur që kishte një tortë të tillë ditëlindjeje në ditën e saj të veçantë madje qau për të. “Ne bëmë një festë në mëngjes me disa njerëz dhe më pas një në darkë me po të njëjtit njerëz, kështu që u përpoqëm të festonim gjithë ditën”. Gigi është pesë muajshe shtatzënë dhe në pritje të një vajze, sipas TMZ. Nëna e saj Yolanda konfirmoi shtatzëninë të mërkurën dhe pranoi se ishte akoma e tronditur por shumë e emocionuar që do bëhet gjyshe në shtator.