Një tjetër skenë e shëmtuar është regjistruar në protestën e djeshme të opozitës, kur një nga eksponentët kryesorë të Partisë Demokratike, ish drejtori i Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës në kohën e Lulzim Bashkës kryetar bashkia, Florenc Hoxha, ka goditur disa nga anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Në momentin që Lulzim Basha ka ardhur në protestë, një pjesë e protestuesve të Aleancës për Teatrin kanë bërtitur “Basha Ik”. Në këtë çast, Florenc Hoxha është lëshuar kundër tyre duke i goditur me grushte, një skenë e cila u transmetua edhe live në media./TemA