Supozohet që marrëdhëniet, sidomos ato romantiket të jenë diçka që na fal qetësi shpirtërore, ndoshta edhe lumturi. Por, për disa shenja të zodiakut, raportet e tilla, nuk janë gjë tjetër veçse një arenë për të shpalosur dramat sa më shumë të jetë e mundur.

Demi

Kombinimi i tmerrshëm mes kokëfortësisë dhe një sensi pronësie ndaj partnerit e bën Demin lider të kësaj liste. Ata nuk do të bëjnë asnjë lloj kompromisi me personin tjetër dhe për më tepër do t’i kërkojnë këtij të fundit llogari për çdo veprim. Kjo situatë do të bëjë që partneri të lodhet dhe të kërkojë ndarjen. Por edhe në këtë rast, Demi do të luajë rolin e protagonistit në dramë.

Binjakët

Lidhja me një person të shenjës së Binjakëve mund të shkojë mirë, por kur të vijë puna te ndarja do të përballeni me fytyrën e tyre të vërtetë. Fillimisht mund të duket sikur jeni ndarë me të mira, por pas disa kohësh ata do të fillojnë t’ju përndjekin, pastaj do t’ju ofendojnë publikisht në rrjetet sociale. Kështu që t’i shpëtoni sikletit mos u ngatërroni kurrë me një Binjak.

Peshorja

Ajo që e bën Peshoren një manipulatore të lindur është aftësia për të kthyer çdo situatë në favorin e saj. Nëse marrëdhënia e tyre nuk shkon ashtu si duhet dhe ato duan të rifitojnë partnerin do të bëjnë çdo gjë për ta mbajtur afër vetes këtë të fundit. Në disa raste veprimet e tyre mund të jenë shumë të rrezikshme dhe të dëshpëruara.