Sipas MeteoAlb: Veriu i vendit që në orët e para të ditës paraqitet me vranësira të dendura dhe reshje shiu. Por gjatë mesditës dhe në vijim vranësirat zhvillohen dhe në zonat qendrore duke rrezikuar shira të pakët e të izoluar, ndërsa Jugu mbete me vranësira të shpeshta. Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 14°C mëngjesi deri në 31°C mesdita.
E mërkura sjell reshjet e shiut, në fundjavë rikthehet dielli dhe temperaturat e larta. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3 ballë. Dita e mërkurë sjellë në Rajonin e Ballkanit dhe Europën Lindore rrebeshe shiu dhe stuhi afat-shkurtra ere. Ndërsa pjesa me e madhe e Europës do të paraqitet me mot të kthjellët.