Per te dyten dite radhazi te gjitha rastet e reja me koronavirus ne vend jane konfirmuar ne Tirane. Ministria ka njoftuar sot se “Tirana vazhdon të jetë vatra kryesore në vend me një numër të lartë të rasteve ditore të konfirmuara pozitive me Covid19. Të gjithë zonat e tjera në Shqipëri rezultojnë për të dytën ditë rradhazi pa raste të reja”.
Keshtu, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 26 raste pozitive, të gjitha në Tiranë. Sipas MSH, nga hetimi i thelluar epidemiologjik, janë testuar 73 personel shëndetësor, nga të cilët 12 kanë rezultuar pozitivë, në QSUT, të gjithë pa simptoma. Në total janë 20 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të rastit të identifikuar tre ditë më parë. Nderkohë vijon hetimi i thelluar epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 122, Durrës 51, Krujë 17, Shkodër 12, Kamëz 9, Berat 6, Fier 2, Korçë 1