Analisti Mustafa Nano thotë se teatri nuk përbënte një vlerë dhe sipas tij ishte një shëmtirë në qendër të Tiranës.
A duhej shembur Teatri Kombëtar?- e pyeti Eni Vasili.
‘Unë jam shprehur pro shembjes. Për mua nuk ka vlera, për mua është një shëmtirë në qendrën e kryeqytetit. Për mua godita e teatrit e prishte lidhjen me ministritë. Ka arkitektë që kanë shikuar vlera arkitekturore. Unë me arkitektë nuk hy në debat, sepse nuk jam i fushës.
Por si analist për mua godina e Teatrit Kombëtar është një godinë 75 vjeçare pa ndonjë vlerë’- tha Nano për Open.