Disa ditë më parë ylli i “KUWTK”, Khloe, mori vëmendjen e rrjetit me disa poza të publikura në llogarinë e saj në Instagram. Ajo dukej shumë ndryshe në fytyrë dhe ndjekësit thuajse s’e njohën në fotot që kishte postuar. Madje, shumë prej tyre e akuzuan për photoshop dhe të njëjtën gjë kanë bërë edhe në postimin e fundit të Khloe-s. Ndjekësve vazhdon t’u duket Khloe ndryshe dhe dikush e pyet pikërisht për faktin pse duket ndryshe në të gjitha fotot e saj.
35-vjeçarja ka vendosur s’i rrallëherë të përgjigjet, madje ka kthyer një përgjigje ironike: “Nga transplanti i përjavshëm i fytyrës, dihet”- thotë ajo, duke pretenduar kështu se nuk bën photoshop. Megjithatë, në rrjet vazhdojnë të qarkullojnë foto të ndryshimit të madh të Khloe-s që prej fillimeve të saj e deri më sot, ku ndërhyrjet janë mëse të dukshme.