Në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 1.2 milionë numri i personave që janë shëruar pas diagnostikimit me koronavirusin e ri (COVID-19). Sipas faqes së internetit Worldometer, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, thuhet se deri më tani betejën ndaj koronavirusit e kanë fituar 1.200.296 persona.
Vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA (188.068), Spanja (151.633), Gjermania (135.100), Italia (82.879), Irani (79.379), Kina (77.853) dhe Turqia (68.166). Virusi i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi. Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 252.425 njerëz, ndërkohë janë shënuar 3.646.304 raste.