Pas rastit me COVID-19 në burgun 313 në Tiranë, në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit janë vendosur tunele dezifenktuese. Nga sot, të gjitha stafet e burgjeve, por edhe personat e tjerë që mund të hyjnë apo të dalin do t’i nënshtrohen procesit të dezinfektimit.
Report TV ka siguruar foton në burgun e Kavajës, por këto tunele janë vendosur edhe në burgjet e tjera. Rasti i parë me COVID-19 në burgjet shqiptare ishte ai i një shtetasi italian me inicialet G.C, arrestuar në vitin 2018 nga RENEA në Durrës. Tunele të ngjashme dezinfektuese janë vendosur edhe në hyrjet e disa tregjeve në vend.