Manuel Neuer, portieri 34-vjeçar i Bayern Munich dhe i kombëtares gjermane, ka gjetur dashurinë e re, katër muaj pasi i ndau rrugët me Nina Weiss. Sipas “Bunte”, ai është lidhur me Anika Bissel, një hendbolliste 19-vjeçare, që luan për SG H2Kapet. Anika është motra e Christopher Bissel, hendbollist i HC Erlangen. Në Gjermani po diskutohet më shumë për ngjashmërinë e madhe mes Nina, ish-gruas së tij, dhe Anika Bissel, partneres së re (të dyja bjonde), se sa diferencën e madhe të moshës mes portierit dhe bukuroshes 19-vjeçare.