Virologu i njohur italian, Giulio Tarro deklaroi se personat asimptomatikë Covid-19 nuk i infektojnë të tjerët. “Kurba bie çdo ditë. Dhe do të vazhdojë derisa të arrijmë në ditën kur vlera R0 do të jetë zero dhe për këtë arsye mund të themi se kjo histori do të marrë fund për ne. Ekziston një punë shkencore ku u morën në studim një person asimptomatik dhe 455 njerëz që ai takoi: rezultati final ishte se nuk pati asnjë të infektuar!”- shprehet Tarro.

Po kështu, virologu shton: “Besoj se do të jemi të qetë këtë verë, por nga tetori mund të rishohim shenja të virusit dhe duhet të reagojmë me qetësi. A është nxehtësia aleati ynë? Po. E kam thënë shumë herë dhe kurrë nuk do të lodhem ta përsëris. Për më tepër, ne po e shohim këto ditë. Ka njerëz që përpiqen të hedhin poshtë këtë provë duke marrë si një shembull atë që po ndodh në Brazil ose në zona të tjera të ngjashme. Unë do të doja t’u kujtoja se në anën tjetër të linjës së ekuatorit stinët janë të kundërta me tonat: ne jemi në pranverë/ verë; ata janë në vjeshtë/ dimër”.