Kampionatet e futbollit do të rinisin shumë shpejt, pasi shumica e shteteve po mendojnë planet për rikthimin në fushë. Spanja, Anglia dhe Gjermania do të zbresin shumë shpejt në fushë, ndërsa dhe një sërë shtetesh të tjera kanë paralajmëruar rikthimin.

Portugali është shteti i radhës që do të rikthejë futbollin. Portugezët do të zbresin në fushë më datë 4 qershor. Federata portugeze e futbollit së bashku me klubet kanë vendosur që të rinisin dhe të mbyllin sezonin në fushën e blertë.

A Bola jep lajmin e sigurt se kampionati do të rinisë në këtë datë. Ekipet kanë rinisur stërvitjen, ndërsa në grupe do të rikthehet shumë shpejt. Një lajm i mirë ky dhe për futbollin europian.