Me siguri të gjithë e njihni blogeren e njohur shqiptare, Sara Karaj, e cila mbrëmjen e sotme ka ndarë me ndjekësit në Instagram lajmin më të bukur të jetës së saj. Sara është në pritje të ëmbël të bebushit të saj të parë dhe shumë shpejt do të bëhet mama. Këtë lajm ajo e ndau në mënyrën më të bukur me ndjekësit e saj në Instagram, nëpërmjet një videoje me momentet më të ëmbla në çift.
“Për ty”- janë fjalët që nisin videon me momentet më të bukura ndër vite të Sarës dhe partnerit të saj. Në përfundim të videos dëgjohen disa rrahje zemre, më pas shfaqet Sara me duart në barkun e saj teksa e përkëdhel. Më tej ajo tregon ekon e bebit teksa e sheh në ekran, ndërsa në video kanë vërshuar komentet e urimit për blogeren. Ende nuk e dimë në ç’muaj të shtatzënisë është apo ç’gjini ka foshnja, megjithatë pritet ta zbulojmë së shpejti!
Shumë urime!