Në janar të këtij viti, moderatorja Fatma Methasani dhe shefi i kuzhinës Alfio Rrotani u bënë prindër për herë të parë. Fatma solli në jetë të voglin Noah, që është kthyer në kryefjalën e ditës së çiftit dhe karantina i mundësoi të kalojnë të gjithë kohën e mundshme me të. I vogli po rritet dita ditës dhe sot ka mbushur 4 muaj nga ardhja e tij në jetë.
Sigurish në shtëpinë e Fatmës dhe Alfios sot ka festë dhe nuk ka munguar edhe një pozë shumë e ëmbël në Instagram. Babi Alfio ka ndarë një foto të djalit të tij, i cili shfaqet i veshur me xhinse e këmishë, mirëpo edhe kësaj here e ka mbuluar portretin e Noah. “4 muajsh sot zemra e babushit”- shkruan shefi i kuzhinës krahas pozës së ëmbël të të birit. Ndërkohë, ne jemi ende tepër kuriozë të mësojmë se cilit prej tyre i ngjan i vogli më shumë.