Disa prej shenjave të horoskopit, nuk janë aq të vetëpërmbajtur sa të tjerat, dhe shpesh e gjejnë veten teksa zgjedhin gabim. Ja për cilat shenja bëhet fjalë:
Shigjetari – Ata janë njerëz spontanë dhe nuk besojnë shumë në planifikim. Ata kanë tendencën të marrin vendime shpejt dhe kjo i çon në zgjedhje të gabuara. Nga nxitimi nuk vënë në punë as intuitën dhe as logjikën, dhe kjo i çon në zgjedhje të varfra për jetën e tyre.
Bricjapi – Nëse ju mendoni se Bricjapët janë praktikë, punëtorë, dhe gjithmonë bëjnë zgjedhjet e duhura, e keni shumë gabim. Ata shpesh ndikohen nga impulsiviteti prej dëshirës që kanë për të befasuar të tjerët. Shpesh zgjedhjet e gabuara i marrin në fushën sentimentale, dhe kjo i bën të pendohen më vonë për shumë lidhje të dështuara.
Dashi – Nuk është për t’u çuditur, pasi Dashi është një shenjë shumë impulsive. Nervat e tyre i çojnë shpesh në vendime të gabuara, dhe më së shumti në raport me njerëzit që i rrethojnë. Të gjithë Dashët janë penduar për të paktën një person që e kanë larguar nga jeta e tyre në nerva e sipër.