Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli reagoi për deklaratat e mëparshme të krerëve të opozitës “shembja e teatrit kalon mbi trupat tanë”.Sipas ish deputetit Kadilli, opozita ishte e pranishme natën që u shemb Teatrit me përfaqësues të lartë të saj të cilët u dhunuan prej policisë.
“Ngjarja e shëmtuar e shembjes së Teatrit është një moment përcaktues.Opozita ishte në misionin e saj më thelbësor. Të gjithë qytetarët kanë parë që Edi Rama qeveris me arrogancë dhe paligjshmëri.Këto janë shumë të qarta nga sjellja me Teatrin. Kemi të bëjmë me një regjim dhe jo me një qeveri. Edhe nëse do t’ia dalë të ndërtojë teatrin e ri do ta ketë në shërbim të kullave që do të ndërtohen mbrapa.
Ne nuk e mbrojtëm dot godinën, dukshëm kishte një shproporcion forcash. Opozita ka fjalën, por ka edhe trupin e vet nëse është nevoja. Por mos thoni që nuk ishte opozita.Disa përfaqësues të saj u morën zvarrë përpara se të fillonte prishja. A do bënte Basha diçka më shumë nëse do të ishte aty?Nuk besoj se është një Supermen që do t’i merrte t’i përplaste për muri fadromat, policët. Do gëlltiste gazin si një trim i rrallë. Mos e kthejmë në një moment përplasje. Lulzim Basha nuk do ishte aty gjatë gjithë kohës”, tha Basha.