Olta Gixhari pak ditë më parë konfirmoi lajmin e bukur se është shtatzënë dhe po pret të bëhet nënë. Aktorja postoi një foto nga pushimet e vitit të kaluar ku shfaqej me partnerin, të cilit ia kishte mbuluar fytyrën duke e puthur e përqafuar.
Ditën e sotme aktorja ka postuar në Instagram një foto gjatë një udhëtimi me makinë dhe shkëlqen nga nuri i shtatzënisë. Në përshkrimin krah fotos, Olta i falenderon të gjithë për urimet dhe premton se së shpejti do postojë një foto ku tregon barkun.
“Faleminderit me zemer per gjithe urimet tuaja,ma keni bere edhe me te embel pritjen e bebushit tim. Shume shpejte do postoj nje foto(modeste) me barkaluq, se vdiiiqaa po ma kerkojne te gjiiithe. Ps- une vazhdoj bej seksin neper foto ë nuk heq dore. Ju dua, zemra mal”, shkruan Olta.
Fakti që aktorja ka përmendur fjalën bebush të gjithë kanë menduar se ajo po pret një djalë. Mirëpo Olta e ka mohuar këtë në një postim tjetër ku shkruan se nuk e ka zbuluar akoma gjininë.
Olta prej kohësh po jeton në Spanjë, aty ku ndodhet edhe partneri i saj.