Ndryshe nga çiftet e tjera të famshme, siç kemi parë Bes Kallakun me Xhensila Myrtezajn, për Orinda Hutën dhe Turjan Hyskon, karantina ka qenë terapia më e mirë në çift. Kjo pasi moderatorja ka treguar për Prive, se karantina ka ulur dozën e stresit dhe ka mundësuar qëndrimin bashkë në shtëpi të dyshes së njohur. “Qëndrimi në shtëpi më ka dhënë mundësi të merrem me veten dhe me Turjanin që të qëndrojmë pak më gjatë me njëri-tjetrin, kështu që në një farë forme ka ulur dozën e stresit qëndrimi në shtëpi!”!
Por a ka pasur zënka e sherre mes tyre, siç ka ndodhur me shumë çifte gjatë karantinës? Për Orindën dhe Turin ka ndodhur e kundërta dhe moderatorja falenderon Zotin për këtë bekim: “Faleminderit Zotit u deshëm më shumë me njëri-tjetrin, ndoshta sepse kishim kohë më shumë për të dëgjuar njëri-tjetrin, kështu që sherret thuajse si kemi pasur fare gjatë kësaj kohe, një gjë e mirë për çiftin. Kam dëgjuar shumë që janë sherrosur gjatë karantinës por jo, për ne ka ndodhur e kundërta”! Orinda u shpreh se mezi e pret rikthimin në normalitet, pas izolimit, dhe shprehet se është shumë e lumtur që kjo situatë po merr fund!