Kriza ekonomike si pasojë e COVID-19 nuk i ka prekur drejtuesit e opozitës. Teksa militantët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim përplasen me Policinë e Shtetit, drejtuesit demokrat mbërrritën paraditen e sotme në selinë blu me makina luksoze. Ndonëse prej më shumë se 1 viti, ata nuk përfitojnë as pagesën e deputetit, të ardhurat e demokratëve kanë njohur rritje. Në deklarimet e tyre publike flitet shpesh që qeveria të ndihmojë popullin dhe vështirësitë që gjendet Shqipëria, por vetë preferojnë të qarkullojnë me makina të vitit 2019 dhe 2020, vlera e të cilave llogaritet më shumë se një shtëpi në kryeqytet. Duke qenë se nuk bëjnë deklarim pasurie për shkak se nuk mbajnë një pozicion zyrtar dhe as kontrollohen nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ky moment është shfrytëzuar nga ish-deputetët demokrat për të harxhuar shuma të mëdha parash për makina luksi dhe që ligjërisht nuk japin llogari se si janë vendosur këto pasuri. Duke mos qenë subjekt të deklarimit të pasurive, ish-drejtuesit demokrat e kanë të më lehtë t’i lejojnë vetes luks të shfrenuar dhe të mos japin llogari përpara organeve.
Ajo që u pa gjatë raportimit të mediave ishte tejmbushja e oborrit të selisë së Partisë Demokratike me makina luksoze. Bëhet fjalë për marka që konsiderohen si makina luksi, BMË, Benz apo Range Rover. Të gjitha këto makina të viteve të fundit i përkasin drejtuesve të partive opozitare dhe ish-deputetëve, që sot flasin për popullin dhe që ccdo vendim që ata marrin është për të mirën e vendit. Ndërsa aleatët e Partisë Demokratike janë mbledhur, parada e makinave luksoze në mjediset e jashtme të selisë blu vijon të rritet me të tjerë ish – deputetë dhe drejtues që mbërrijnë me automjet për të vendosur se çfarë do të bëjnë për njerëzit.